APOEL Nicosia çmendet për Ibraimin

Paraqitja e mrekullueshme e Besart Ibraimit në kampionatin qipriot kanë bërë që ai të okupojë ishullin. Futbollisti aktual i Enosis të dielën kishte një paraqitje të mirë, duke shënuar hat-trik ndaj njërit prej ekipeve më të mira në Qipro, Anorthosis. Jo vetëm që vet mundi skuadrën e Anorthosis, Ibraimi u shpall edhe lojtar i javës, ndërsa njëri prej tre golave që i shënoi, u shpall më i miri. 

“Ndjehem shumë i lumtur për hat-trikun tim dhe njëkohësisht për paraqitjet e mia në fanellën e Enosis. Realisht nuk e kam pritur një fillim të tillë në këtë skuadër, mirëpo kam punuar maksimalisht kohëve të fundit për ta realizuar këtë”, u shpreh ish-sulmuesi i Renovës. 

Në pyetjen se a është i njoftuar se pikërisht pas kësaj ndeshje skuadra me më renome në kampionatin qipriot, APOEL Nicosia është e interesuar për shërbimet e tij, Ibraimi pohon se është i informuar, por ajo është punë e menaxherëve. “Skuadra e APOEL Nicosia ka shpreh interesim prej më herët, mirëpo pas paraqitjeve të mira te Enosis ku shënova 3 gola të dielën, interesimi tani është më i madh. Mirëpo, unë sinqerisht nuk preokupohem me këtë, pasi kjo është punë e menaxherëve, ndërsa e imja është që të vazhdoj të luaj”, deklaroi Besart Ibraimi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button