Kina e përforcon kontrollin ndaj internetit me ligj të ri për siguri kibernetike

Parlamenti kinez miratoi sot një ligj shumë të ashpër mbi sigurinë kibernetike duke detyruar kompanitë, përfshirë edhe ato të huaja të bashkëpunojnë për të mbrojtur sigurinë kombëtare.

Partia Komuniste Kineze (PKK) ka kufizuar aksesin ndaj faqeve të internetit të huaja, mes të cilave gjigantëve si “Google”, “Facebook” dhe “Twitter” falë një sistemi bllokimi shumë të sofistikuar, të quajtur “Great Firewal”, një lojë fjalësh që përzien termat “Muri i Madh” (Great Wall” dhe “firewall” (program informatik që mbron kompjuterin nga viruse të ndryshme që hyjnë nëpërmjet internetit).

Madje, sipas ATSH-së,  edhe artikujt, blogjet, forumet në internet apo komentet nëpër rrjetet sociale kineze mund të fshihen krejtësisht ose të censurohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button