Konkurs për fotografi dhe video “Do të votoj sepse…”

Thonë “të rinjtë janë ardhmëria”. Nëse dëshirojmë të jemi ardhmëria duhet që ta krijojmë atë, ndërsa një prej mënyrave është duke përdorur të drejtën qytetare të votës. Fushata rinore “Zgjedh se cfarë dëshiron!” i fton të gjithë të rinjtë që jetojnë në Maqedoni dhe jashtë saj të marrin pjesë në konkursin për fotografi dhe video përmes të cilit do të lirojnë kreativitetin e tyre dhe do i tregojnë shoqërisë se pse do të votojnë. Lirinë e kemi më të vlefshme, prandaj pjesëmarrësit në konkurs kanë liri të zgjedhin perspektivë të tyre që të tregojnë se cfarë mund të bejnë me votën e tyre në shoqëri, pa dallim a bëhet fjalë për zgjidhjen e ndonjë pyetje konkrete apo për vizion më të gjërë se si e paramendojnë shoqërinë. Tregoni përgjegjësinë qytetare ndaj shtetit tuaj dhe paramendimin tuaj për ardhmëri të mirëqenshme.

Në konkurs kanë të drejtë të gjithë qytetarët e rritur të Republikës së Maqedonisë. Autorët e videos dhe fotografisë më të mirë do të shpërblehen me Samsung Galaxy Tab S2 T713B. Fotografitë dhe videot e juaja mund t’i dërgoni përmes e-mailit, apo duke vënë linkun në email që mund të mirren në adresën [email protected] deri më 10.11.2016 (duke u mbyllur në mesnatë). Në vendimin tuaj vendosni edhe emrin dhe mbiemrin/ apo pseudonim, kontakt telefon, e-mail adresën dhe emrin e pjesës kreative që e dërgoni.

Votimin oficial do ta bëjë publiku përmes fb faqes www.fb.com/izberistosakas. Zgjidhjet me më shumë pëlqime do të llogariten si fituese. Cdo përpjekje për keqpërdorim të votimit do të sankcionohet nga organizatorët. Votimi do të jetë i hapur nga 11 deri më 14 nëntor 2016.

Favorizimi apo kritika për cilën do parti politikite nuk është e lejueshme, dhe këto vepra do të tërhiqen nga konkursi. Veprat e paraqitura nuk guxojnë të përmbajnë elemente diskriminuese ndaj qytetarëve në bazë të gjinisë, racës, përkatësisë religjioze, nacionale, sociale apo politike. Ata vepra që do përmbajnë diskriminim nuk do merren parasysh. Përhapja e gjuhës së urrejtes dhe jotolerancës nuk është e lejueshme.

Kushte teknike:

Për fotografi

  • Në konkursin për fotografinë më të mirë secili autor mund të paraqes deri më 3 vepra.
  • Veprat duhet të dërgohen në JPEG format dhe rezolucion jo më të vogël se 400 px në gjërësi dhe lartësi, nëse e mundshme rezolucion më të madh. Veprat nuk duhet të jenë më të mëdha se 10 MB.
  • Janë të lejuara edhe teknika të përpunimit të fotografisë si fotomanipulime, elemente të dizajnit grafik, tipografi, vizatime dhe tjera teknika.

Për video

  • Në konkursin për fotografinë më të mirë secili autor mund të paraqes deri më 3 videoklipe.
  • Videoja nuk guxon të tejkaloj 120 sekonda dhe duhet të jetë në një prej formatave: mpeg4, .avi, .wmv, .flv или .swf.
  • Video mund të jenë të incizuara më cilën do teknikë incizuese (telefon mobil, fotoaparat, kamerë) ose të përpunuara në program përkatës për animim kompjuterik.

Me paraqitjen në konkurs autorët pajtohen t’i japin të drejtën organizatorit për shfaqjen publike të veprave të tyre. Si dhe autorët e veprave të shpërblyera pajtohen që të japin cdo të drejte për përdorim të veprave organizatorit. Me paraqitjen e veprës autorët duhet të cekin se a dëshirojnë që vepra e tyre të publikohet me emër mbiemër apo me pseudonim. Detajet personale të autorëve i mbesin të njohur vetëm organizatorëve dhe ata nuk do publikohen askund pa leje të autorit.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button