Maqedoni, shporta konsumatore në shtator 32.000 denarë

Shporta konsumatore që e llogarit Lidhja e sindikatave të Maqedonisë në shtator arrin në 32.263 denarë për një familje katëranëtarëshe.

Pjesa më e madhe e parave ose 13.345 denarë janë për ushqim dhe pije pas së cilës pasojnë mjetet që shpenzohen për pagesë të komunalive, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje, respektivisht për këtë qëllim bëjnë pjesë 10.468 denarë. Për higjienë nevojiten 2.272 denarë, për transport, 2.339 denarë, ndërsa veshëmbathje 2.087 denarë. Nga mjetet e përgjithshme ndahen 10.070 denarë, ndërsa për mirëmbajtje të shëndetit 687 denarë.

Shporta konsumatore në shtator është më e lartë për 0,32 për qind në krahasim me gushtin, ndërsa në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar është më e lartë për 0.09 për qind.

Shporta minimale sindikale, të cilën e llogarit Lidhja e sindikatave të Maqedonisë, në vete i përfshin grupet e domosdoshme dhe të pashmangshme të produkteve dhe shërbimeve që i nevojiten një familjeje katëranëtarëshe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button