Abduladi Vejseli zgjidhet bartës liste i PPD-së në njësinë zgjedhore numër 6

Kryesia Qendrore e Partisë për Prosperitet Demokratik me autorizimin e Kuvendit Qendror të saj , mbrëmë vendosi që PPD të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit 2016, njoftojnë nga partia.

Kryesia vendosi që bartës i listës zgjedhore për Njësinë zgjedhore numër 6 të jetë Abduladi Vejseli njëherit kryetar i kësaj partie.

“Listat përfundimtare do të hartohen brenda javës dhe do të dorëzohen KSHZ-së në afatin e paraparë ligjor. Kryetar i shtabit kryesor zgjedhor u zgjodh Hajredin Kaza. Për mossuksesin e përpjekjeve të PPD për koalicionim parazgjedhor me partitë tjera opozitare si dhe për platformën parazgjedhore të saj Partia do ta njoftojë anëtarësinë në konferencën e ardhshme për shtyp”, njoftojnë PPD.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button