Ligjeratë “Kontinuiteti fetar në territorin e Maqedonisë – prej neolitit deri në shekullin 21”

“Kontinuiteti fetar në territorin e Maqedonisë – prej neolitit deri në shekullin 21” një temë që karakterizon dilemat historike në vazhdimësi deri në epokën moderne, do të jetë subjekt ligjëratës së Nikos Causidis profesor në Institutin për histori të artit dhe arkeologji të Fakultetit filozofik pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup.

Në hapësirat e “City Hall”, më 20 shkurt, me fillim në orën 19:00, në organizim të Qendrës për hulumtime shkencore dhe promovim të kulturës “Haemus” – Shkup,  autori do të përpiqet që nëpërmjet disa shembujve ilustrativ të tregojë se disa struktura mitike-fetare mund të ndiqen në mënyrë të vazhdueshme në këtë territor nga parahistoria e deri më sot, ndonjëherë në kohëzgjatje edhe prej 7.000 vitesh.

Vitet e fundit në mjedisin tonë zhvillohen diskutime rreth identitetit të popullit bashkëkohor maqedonas, veçanërisht për çështjen se, shikuar nga aspekti historik, ai fillon në mesjetë me ardhjen e popujve sllavë në Ballkan apo mundet, gjegjësisht duhet të lidhet me popujt e mëhershëm antikë të Ballkanit. Qëllimi i autorit është që  të tregojë ndikimin e feve në konstituimin mijëvjeçar të identitetit individual dhe kolektiv të banorëve të Maqedonisë.

Nikos Çausidis është arkeolog, profesor në Institutin për histori të artit dhe arkeologji të Fakultetit filozofik pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” (Shkup). Interesimi i tij shkencor është i orientuar drejt hulumtimit semiotik të manifestimeve figurative dhe materiale të mitit dhe fesë në kulturat e hershme dhe ato arkaike në përgjithësi dhe veçanërisht në territorin e Ballkanit. Ai është autor i disa monografive dhe mbi njëqind punimeve shkencore nga sfera e arkeologjisë, antropologjisë dhe semiotikës.

Ngjarja ka karakter jo komercial, por që të merret pjesë në ligjëratë, duhet paraprakisht të merret biletë. Biletat pa pagesë mund të merren prej datës 13.02.2014 në “City Hall Center”, Shkup. Një person mund të marrë më së shumti dy bileta.

Lajme të ngjashme

Back to top button