Të jetosh nga politika dhe të jetosh për politikë

Kohëve të fundit po shikojmë ndikimin e madh te politikës tek populli. Tani ka ardhur koha ku gjithçka varet nga politika dhe duhet patjetër të jesh pjesë e partisë pozitare për të pasur një punë apo te drejta si qytetar. Duam apo s’duam te gjithë jemi ne rrjedhat e politikes.

Shpesh bëjmë pyetje vetes “Pse jemi aq të ndikuar nga politika?” Të gjitha krizat, emigrimi, varfëria vijnë si rrjedhojë e politik bërjes ku të gjithë ato që mbajnë “karriget” si kryetar, ministër, president shikojnë interesat e veta dhe të partisë që përfaqësojnë prandaj ka ardhur koha ku jetojmë nga politika dhe kështu të vjen dita ku të gjithë duhet të dëgjojnë dhe askush s’mund te flas dhe kështu duhet patjetër te jesh pjesë e politikës që te kesh një sigurim apo një te drejte, këtë situatë askush nuk e dëshiron por të gjithë e praktikojnë .

Ndoshta propagandat e shumta që po bëhen në mitingje politike kanë bërë që njerëzit mos u besojnë më politikanëve dhe politikës pasi te gjithë e dimë që na vjedhin por përsëri i votojmë . Ju krejt jeni hajna dhe jepni premtime boshe pasi të gjithë po shikojnë vetëm xhepin e vet dhe askujt nuk i intereson në se dikush ka shkollë dhe punon si kamerier dhe disa pa shkollë të drejtohen në hyrje të institucioneve shtetërore dhe kjo të bën që të jetosh nga politika dhe të jetosh për politik.

Në Dibër shumë shpesh kemi hasur që për diçka shumë të vogël për një dokument apo për një lindje shkojmë jashtë qytetit dhe kjo vjen nga politizimi i institucioneve shtetërore dhe gjithçka tani është bere i politizuar si institucionet arsimore , shëndetësore etj.

Gjithashtu një problem tjetër është edhe zyrtarizmi i gjuhës Shqipe si gjuhe e dytë zyrtare dhe nderimi i disa emrave të shkollave në gjuhën shqipe në Maqedoni probleme këto që përfolen shumë në foltoret e parlamentit por askush nuk ja vër veshin pasi asnjërit nga politikanëve nuk i intereson se çfarë gjuhë apo çfarë emri kanë shkollat shqipe në Maqedoni se nuk kane ndonjë interes për vete për të ndryshuar këto probleme pasi harrojnë se në Maqedoni ka 1 milion banore dhe prej tyre 50% vdesin për flamurin kombëtar dhe japin jetën për Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button