Irak, të paktën 8 të vdekur në sulmet me bomba

Në sulme vetëvrasëse me bomba në qytetin irakian Salahaddin humbën jetën 8 persona në mesin e të cilëve edhe një shtetas iranian ndërsa janë plagosur 25 të tjerë, raporton Anadolu Agecy (AA).

Koloneli Iyad Samarrai në deklarën për gazetarin e AA-së tha se “Në pikën e kontrollit në jug të Tikritit ndodhi një sulm vetëvrasës. Këtu humbën jetën 7 persona kurse 15 të tjerë u plagosën”.

Samarrai po ashtu bëri të ditur se në një sulm tjetër vetëvrasës në qytetin Samarra humbi jetën një shtetas iranian dhe 10 të tjerë janë plagosur.

Akoma askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Si pasojë e përparimit dhe kontrollimin e një hapësire të madhe të ISIS-it në qershor të vitit 2014 është shkaktuar një krizë e madhe sigurie.

ISIS duke filluar nga Samarra është orienturar në vendet e banuara me shiit me ç’rast ka kryer një numër të madh të sulmeve vetëvrasëse.

Qyteti Salahaddin ndodhet ngjitur me provincën Ninova aty ky bën pjesë edhe Mosuli, qytet ku filloi operacioni kundër ISIS-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button