Mbroni zemrën me këto ushqime

Sëmundjet e zemrës janë një nga shkaktarët kryesore të vdekjeve në botë. Ushqimet e shëndetshme ulin riskun e prekjes nga to. “Health Backon” ka publikuar një listë të ushqimeve që mbrojnë zemrën dhe na ndihmojnë që për të patur një jetë sa më mirë, shkruan tvklan.

Shegët Shegët stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik, i cili hap arteriet dhe ul presionin e gjakut.

Domatet Reduktojnë kolesterolin e keq, duke mbajtur larg arterio-sklerozën.

Hudhra Edhe pse nuk ka një erë të mirë, hudhra ruan një rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetin kardiovaskular, por gjithashtu lufton infeksionet dhe kancerin.

Kanella Vetëm një lugë gjelle kanellë në ditë, ju ndihmon në uljen e nivelit të kolestrerolit dhe ju jep një dozë të shëndetshme antioksidantësh.

Shafrani i Indisë Është një nga mbrojtësit kryesorë të zemrës dhe redukton ndjeshëm yndyrnat në gjak.

Mollët Thonë që një mollë në ditë, mban larg doktorin. Gjithashtu edhe sëmundjet e zemrës. Molla ka përbërës që ndalojnë bllokimin e arterieve.

Zarzavatet Janë burimi më i mirë i antioksidantëve. Gjithashtu përmbajnë fibra dhe kalium, që redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Konsumimi i rregullt i tyre çon në uljen e aminoacidit “Homocysteine”, i cili është përgjegjës për sëmundjet koronare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button