Hoda: Ligji për ish ushtarët e UÇK-së, të jetë kusht për Maqedoninë në NATO

Nxjerrja e ligjit për ish ushtarët e UÇK-se, të jetë kusht për pranimin e Maqedonisë në NATO, do të jetë subjekti i organizmit të një peticioni nga LDSHM-ja dhe OVL-ja, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Andres Fogh Rasmussen, ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni, Pol Wolers dhe mbasadorit të BE-së, Aivo Orav.

Përfaqësuesi i autorizuar i peticionit, Besim Hoda në një pres konferencë deklaroi se “mos miratimi i ligjit  për ish luftëtarët  invalidëve  të luftës dhe veteranëve të   UÇK-së ,mos përfillja e faktorit politik   shqiptarë, për miratimin e një ligji për ish ushtarët , humbja e krenarisë së luftës së 2001 ka qenë një ndër arsyet që Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni  të marr një iniciativë, për ,organizimin e një peticionit. 

“Motivet që na kanë shtyrë të ndërmarrim këtë peticion është farsa që u luajt më se 12 vjet rreth premtimeve të stërzgjatura e të rreme për zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve  të UÇK-së n konfliktin e 2001 e mbushi kupën  e durimit tonë, nga se pjesa e luftëtarëve që i mbeti besnik idealeve për të cilin kishin dhënë betimin, nuk mund të lejojë gjunjëzimin para aktorëve të kësaj farse”, tha Besim Hoda.

Sipas tij ky peticion është ndërmarrë që  këtij problemi ti jepet zgjidhje e pa vonuar paqësisht dhe përmes institucioneve demokratike, të cilat kanë marrë përgjegjësit e tyre për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit , në mënyrë që të vendoset një pajtim i ndershëm dhe paqe e qëndrueshme.

Nëpërmjet nënshkrimeve të peticionit, LDSHM-ja deri te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, shtron këto kërkesa:

Në cilësi të garantueses së Marrëveshjes së Ohrit NATO t’i bëjë trysni dhe rekomandim të prerë qeverisë së Maqedonisë që të përmbushë obligimin e marrë nga Marrëveshja e Ohrit për nxjerrjen e një ligji unik për ish-ushtarët e të dyja palëve të përfshira në konflikt me të drejta dhe privilegje të barabarta për të dyja palët e përfshira në konflikt; 

Në cilësi të garantueses së paqes, NATO ta përfshijë nxjerrjen e këtij ligji si kusht të padiskutueshëm për aderimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarsin e NATO-së. 

    

Lajme të ngjashme

Back to top button