Pianistja turko-holandeze Karsu Dönmez magjeps publikun e Shkupit

Pianistja holandeze, njëherësh kompozitore dhe këngëtare me origjinë turke, Karsu Dönmez, në koncertin e saj të mbajtur në Shtëpinë e ARM-së në Shkup në kuadër të edicionit të 17-të të Festivalit Muzikor të Vjeshtës, ka magjepsur publikun e Shkupit me performancën e saj në gjuhën angleze dhe turke, raporton Anadolu Agency (AA).Dönmez vjen në kryeqytetin e Maqedonisë me mbështetjen e Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” – Shkup, ndërsa bashkë me atë performojnë edhe një ekip prej pesë personash në bateri, kitarë, trompë dhe trombon.

Ajo sonte performoi me një kompilacion të muzikës botërore, por gjithnjë duke ruajtur vijat e kuq të jazz-it. Karsu Dönmez njihet edhe për aktivitetet e saj humanitare dhe për ndihmën ndaj emigrantëve nga Siria. Për momentin punon në një projekt me fëmijët refugjatë, me të cilët ka formuar një kor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button