Bekim Fazliu: Zgjohu tenton ti përgjumë shqiptarët!

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu ka reaguar ndaj komunikatës së lëvizjes qytetare “Zgjohu”, duke o konsideruar atë si një strofull politike të BDI-së.

“Nuk ka force njerëzore që mund ta ndal hovin e një ideje të cilës i ka ardhur koha, aq më pak dikush si Artan Grubi apo dylberët e tjerë për një përdorim, të cilët veç më disa vite po aktrojnë kinse angazhim në interes të shqiptarëve”, thotë Bekim Fazliu.  

Bekim Fazlliu thotë se, “t’ju shesësh, sot, shqiptarëve një krijesë partiake, gjoja si organizatë (jo)qeveritare siç është Zgjohu, si ajka e populli  është qesharake, apo më saktë një budallallëk që në fakt flet për nivelin intelektual të babait të tyre”.

 Habitemi se si është e mundur që “Zgjohun” nuk e intrigoj fare angazhimi i paparë i partisë së tyre ame BDI dhe liderit të tyre Ali Ahmeti, për gjetjen e një maqedonasi konsenzual për president të këtij shteti?! 

“Është e habitshme se si Zgjohu, BDI, Ali Ahmeti, tentojnë ta bëjnë si të mirëqenë konstatimin e tyre se një maqedonas i mirë do të paraqet një të mirë për shqiptarët. A nuk ishte i mirë për BDI-në dhe Alinë maqedonasi,  Gjorgji Ivanov kur në vitin 2009 dolët bashkë ma familjet tuaja dhe jo vetëm që ja mundësuat që të zgjidhet si president, por edhe u munduat ta legjitimoni si president i të gjithëve, madje edhe i shqiptarëve”, thotë Bekim Fazliu. 
 Ku ishte “Zgjohu” dhe Artan Grubi që të del dhe të flet për politiken antishqiptare të këtij presidenti në 5 vitet e kaluara? Pyet ai

“Qeveria ku BDI bën pjesë veç më 6 vite, po ushtron një diskriminim të paparë ndaj shqiptarëve dhe ky konstatim nuk është vetëm i yni, siç janë: enciklopedia antishqiptare, vrasja e Harun Aliut me shokët, rrahja e përditshme e fëmijëve shqiptarë, aksioni policor “Monstra”, haraçi tatimor ndaj bizneseve shqiptare, e deri te “Car Dushani” dhe marrëveshjet e panumërta me Serbinë dhe për “habi” Grubi dhe tajfa e tij nga “Zgjohu” ishin në gjumë”, thotë Bekim Fazliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button