Komuna e Çairit filloi me aktivitete për shënimin e pavarësisë së Kosovës

Komuna e Çairit, në bashkëpunim me sektorin civil dhe klubet sportive, prej sot fillon karvanin e festave me rastin e 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. 

Do të mbahet një ndeshje miqësore mes Klubit të Basketbollit “Liria” dhe klubit “Prishtina”, në sallën e re në Çair “Shaban Tërstena”. 

Aktivitetet do të përqendrohen më datën 16 kur SHVL-ja do të organizojë një akademi përkujtimore me rastin e fillimit të luftës së UÇK-së në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni si dhe më 17 shkurt, ku në sheshin “Skënderbeu” do të organizohet një koncert.

Nga komuna e Çairit informuan se ditët festive do të përfundojnë më 23 shkurt me ndeshjen miqësore në futboll mes klubit “Shkupi” dhe atij nga Ferizaji.

Lajme të ngjashme

Back to top button