Reperi i Babastars shpërthen ndaj ish të dashurës: Unë e bëra të famshme atë…

eperi i Babastars, Kastriot Rexha, i njohur si Majk, është bërë pjesë e mediave rozë së fundi jo vetëm për projektet e reja muzikore, por më shumë për lidhjen e shkurtër me Majlinda Zekën, me të cilën është ndarë pak javë më parë. Pas muajve të nxehtë të verës, ku ҫifti u panë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje edhe në disa plazhe në Shqipëri, vjeshta nuk ishte aq fatlume për jetën private të Majkit. Arsyet e vëreta të ndarjes askush prej të dyve nuk i ka konfirmuar publikisht, por mediat dhe portalet kanë parë reagimet e reperit dhe Majlindës në rrjetet sociale.

Ndarja, siҫ duket edhe nga postimet, nuk ka qenë aq e paqtë për të dy, derisa Majki ditët e fundit ka postuar edhe statuse të ashpra në Instagramin e tij. Të premten, ai shkroi në Instastory një frazë të këngës së Kanye West – e cila, siҫ u komentua më vonë, i dedikohej Taylor Swift. “I made that b**ch famous” (unë e bëra të famshme atë k…vë) – shkruan reperi duke lënë të kuptohet se i drejtohej pikërisht ish-it të tij.

Megjithatë, pas reagimeve të para të portaleve dhe mediave online, reperi ka shtuar edhe një status tjetër për të larguar vëmendjen: “Po ju vjen inati që s’kam inat më të?”

Duke i bërë konfuzë të gjithë ndjekësit e vet virtualë, nuk dihet me siguri se me kë e ka inatin në të vërtetë Majk apo thjeshtë ka qenë duke dëgjuar këngën e Kanye West.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button