Maqedoni-Kosovë, probleme teknike për pranimin e stazhit

Pas nënshkrimit të marrëveshjes  ndërkombëtare për shfrytëzimin e pensioneve të  qytetarëve nga  Maqedonia  dhe Kosova  dhe  pas  hyrjes në fuqi të së njëjtës  janë paraqitur problem teknike  në  realizimin e  saj.

Për këtë qëllim  sot  dhe nesër në Shkup qëndrojnë  një  grup punues  nga  Kosova. Sipas  drejtorit të Fondit pensional Ivnalidor  të Maqedonisë, Bekim Neziri shpresojnë se Brenda  30 ditëve këto probleme do të tejkalohen.

‘Me Kosovën, veç më është nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare për pranimin e stazhit  të  pensionit, kurse me Shqipërinë  një gjë e tillë pritet të bëhet gjatë këtij viti. Maqedonia dhe Kosova pritet që  brenda  30 ditëve të tejkalojnë problemet teknike të Marrëveshjes ndërkombëtare për shfrytëzimin e  pensioneve të qytetarëve të këtyre  vendeve’ tha ai.

Edhe nga pala  kosovare janë të gatshëm për implementimin e një marrëveshje të tillë, kuptohet pasiqë grupi punues i ekspertëve  do ti eliminojë problemet teknike, tha Sami Saliu drejtor departamentit te fondit pensional të Kosovës .

Me këtë Marrëveshje do të mundësohet realizimi i të drejtës së pensionit për shtetasit e Maqedonisë të cilët kanë kryer stazh pensional në Republikën e Kosovës deri më 31 dhjetor të vitit 1998, ndërsa ai që nuk ka 15 vite stazh pensional të përfunduar në Republikën e Maqedonisë dhe nuk munden ta realizojnë të drejtën e pensionit të moshës.

Në Fondin pensional invalidor të Maqedonisë  prej  nëntorit te vititit e kaluar kur ka hy  në fuqi marrveshja janë paraqitur  16  kërkesa,  kurse  nga Pala  Kosovare 38 kërkesa. 

Në fondin pensional invalidor po ashtu ka qëndruar edhe  një grup punes nga  Fondi pensional i Shqipërisë  për të shkëmbyer  përvojat e ndërsjella dhe për të rezultuar  me nje marrëveshje  ndërkombëtare për shfrytëzimin e pensioneve të qytetareve  nga  Shqipëria dhe Maqedonia, tha Vjollca  Braha drejtoresha e Fondit pensional të Shqipërisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button