Kritika dhe arsyetime për çështjen e “shitjes së pijeve energjike fëmijëve”

 Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë Lupço Nikollovski sot kërkoi që Agjencia për Ushqim dhe Veterinari seriozisht të merret me zgjidhjen e, problemit me pijet e dyshimta të cilat shiten nëpër shtet, ndërsa nga njëra prej tyre, disa fëmijë kanë përfunduar në spital.

“Agjencia për Ushqim dhe Veterinari me lehtësim e shpalli pijen joalkoolike dhe ua hodhi fajin personave që e kanë konsumuar pa u zbatuar testim laboratorik i së njëjtës, ndërsa për rezultatet e informojnë opinionin”, deklaroi Nikollovski.

Ai akuzoi se AUV nuk ka sjellë akt juridik i cili duhet ta rregullojë këtë fushë dhe të sigurojë  korrnizë juridike. Sipas tij, në pjesën më të madhe të shteteve si Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe në SHBA ka rregullore në të cilat pijet energjike juridikisht janë të rregulluara.

“Ne veçmë alarmuam, se në Maqedoni shiten pije me përbërje të kofeinës dhe alkoolit që nuk është definuar në asnjë rregullore. Prezantuam mendim profesional nga Instituti për Shëndet Publik,  si institucion më i lartë shkencor nga fusha e sigurimit të ushqimit dhe shëndetit publik në RM, për një pije të tillë që paraqet kërcënim për shëndetin publik”, potencoi Nikollovski.

AUV: Pijet energjetike janë të sigurta dhe të shënuara në mënyrë adekuate, nuk guxojnë t’u shiten minorenëve

Deklarata e sotme e zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski lidhur me pijet energjetike është plotë me gënjeshtra dhe të pavërteta, reagoi Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Prej aty potencojnë se Nikollovski, siç thotë në reagimin, paturp i frikëson dhe shqetëson qytetarët e RM-së se Agjencia për Ushqim dhe Veterinari nuk kujdeset për shëndetin e tyre.

“Dukshëm është se aspak nuk ka dijeni lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e ushqimit dhe pijeve. AUV sërish dhe me përgjegjësi pohon se pijet janë të sigurta, të kontrolluara në laborator dhe në mënyrë adekuate të shënuara në pajtim me rregullat e Maqedonisë dhe evropiane, ndërsa sipas Ligjit për tregti të RM-së, neni 24, në mënyrë decide ndalohet shitja e pijeve lkoolike dhe energjetike për persona nën moshën 18-vjeçare”, thuhet në reagim.

Drejtori i AUV-së, Zoran Popovski i bëri thirrje Nikollovskit që të ndalet me shmangien e ballafaqimit publik, siç ka shmangur këtë të mërkurë në TV duel veçmë të kontraktuar, dhe mmë në fund të pranojë debat të hapur për faktet, në vend se, siç thuhet, ta dezinformojë dhe manipulojë opinionin me gënjeshtra dhe të pavërteta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button