Maqedonia ka nevojë për gazetari qytetare

Organizata jo qeveritare Civil sot ka prezantuar udhëzues për gazetarinë qytetare me titull “Ne jemi mediat” në kuadër të projektit “Objektivi qytetar”. Civil garanton se do t’u mundësojë qytetarëve të informojnë për ngjarjet dhe temat të cilat e prekin komunitetin e tyre dhe shoqërinë në përgjithësi, raporton Portalb.mk.

“Projekti “Objektivi qytetar” e mundëson këtë hapësirë, që qytetaret dhe qytetarët gazetarë të informojnë dhe publikojnë pa frikë dhe pa shtrëngesa. Regjistrimet e tyre ndoshta nuk janë dhe aq të qarta ose cilësore, mirëpo janë të drejtpërdrejta dhe e paraqesin realitetin pa ndërmjetësues. Civil ka hapur mundësinë që ata në mënyrë të sigurt dhe me mbështetjen tonë të publikojnë tregime pa censurime”, është shprehur Xhabir Deralla nga Civil.

Ai ka inkurajuar qytetarët që të informojnë pa frikë dhe pa obligim që t’i shërbejnë dikujt./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button