Ademi takohet me euro-deputetin slloven Aljoz Peterle

“Ngjarjet politike në vend, në veçanti rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve demokratike dhe të besueshme rezultatet e të cilave do të jenë të pranuara gjerësisht, me çka vendi përfundimisht do të del nga kriza e gjatë politike dhe do të fokusohet në reformat e nevojshme”, këto ishin temë e bisedimit në takimin mes zëvendëskryeministri të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi dhe deputetit slloven në Parlamentin Evropian Aljoz Peterle, njoftojnë nga Ministria.

Zëvendëskryeministri Ademi, si[ shkruhet në kumtesë, theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Parlamentit Evropian në procesin e aderimit të Maqedonisë në BE, dhe presim se e njëjta do të reflektohet edhe në rezolutën e ardhshme të Parlamentit Evropian për vendin.

‘’Ne jemi të vetëdijshëm se kriza politike në vend ndikon në shumë segmente, duke përfshirë edhe dinamikën e reformave lidhur me BE-në ‘’ theksoi, Ademi.

Euro deputeti Peterle konfirmoi mbështetjen për integrimin e vendeve të rajonit në veçanti Maqedonisë, dhe potencoi nevojën të tregohen rezultate konkrete në procesin reformues, ai gjithashtu theksoi se vendi luajti rol pozitiv në menaxhimin e krizës së emigrantëve.

Në takim, Zëvendëskryeministri Ademi e njoftoi euro deputetin Peterle edhe me qëllimet dhe prioritetet e Sekretariatit në kuadër të realizimit të Reformave Urgjente Prioritare, si dhe ato që lidhen me shfrytëzimin e mjeteve nga IPA 2 në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button