Disa të akuzuar të “Lagjes së Trimave” janë transferuar në Ohër, qyteti është nën sigurim të fuqishëm policor

Prej mbrëmë, Qendra e Ohrit, rreth objektit të Sektorit të Punëve të brendshme është nën sigurimin e fuqishëm policor, që ka shkaktuar edhe komente dhe shqetësim te qytetarët, njofton Portalb.

Tanimë dy ditë rruga dhe parkingu përpara SPB Ohër, burgu dhe përpara objektit të Brigadës Kundër Zjarrit janë bllokuar dhe janë të ndaluara për parkim të veturave.

Objektet i sigurojnë policët të cilët janë me pajisje të plotë.

Kompetentët ende nuk kanë dalë me deklaratë zyrtare, megjithatë, ashtu siç mëson “Meta” nga burimet e policisë, masat e përforcuara janë marrë për shkak se disa të akuzuar të rastit “Lagjja e Trimave”, janë transferuar nga burgu i Shkupit në Ohër. /Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button