Standarde të dyfishta: E ka përdorur veturën zyrtare për ta dërguar fëmijën në spital, largohet nga puna

Para disa vjetëve, Llaste Ivanovski është larguar nga puna, gjegjësisht nga Administrata Doganore, pasi që veturën e tij zyrtare e ka kthyer dy orë pas mbarimit të orarit të punës, për arsye se në atë periudhë e ka dërguar në spital fëmijën e tij të sëmurë, shkruan OJQ CIVIL, transmeton Portalb.

Pas incidentit të zëvendësministrit plotësues të Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, i cili e ka shfrytëzuar veturën zyrtare të një institucionit tjetër, pa vërtetim udhëtues, jashtë orarit punës ose rreth mesnatës, i cili bëri ndeshje dhe iku nga policia dhe më pas nuk dha dorëheqje dhe disa ditë u fsheh në publik, Ivanovski, thotë se “shteti për dikë është nënë, ndërkaq për dikë është njerkë e keqe”.

Drejtori i Administratës Doganore, Vanço Kargov në nëntor të vitit 2009, ka sjellë vendim për largim nga puna, të punësuar si shofer, Llaste Ivanovski për shkak të “shkeljes së rregullit të punës dhe të disiplinës dhe mosplotësim të detyrimeve”, për atë që dy herë veturën zyrtare e ka përdorur “në mënyrë të paautorizuar, pas orarit të punës” dhe nuk e ka “plotësuar në mënyrë të rregullt dokumentacionin për shfrytëzim të veturës, për harxhimin e derivateve dhe për kilometrat e kaluara”, transmeton Portalb.

Pasi që komisioni për marrëdhënie pune e pranon ankesën e punëtorit, më 22 mars të vitit 2010, drejtori i Administratës Doganore e ka ndryshuar vendimin për largim nga puna me dënim me para apo gjegjësisht shoferi është dashur të paguaj për 6 muaj radhazi nga 10% të rrogës së tij.

Megjithatë, drejtori Kargov ka refuzuar që ta zbatojë vendimin e Gjykatës. Për atë edhe nuk e ka kthyer Ivanovskin në punë, ai ka marrë edhe aktgjykim nga Gjykata Themelore Shkupi 1, por më vonë është ndaluar procedura kundërvajtëse, pasi që prokurori publik ka hequr dorë nga propozimi.

Ivanovski edhe sot, nuk mundet që të pajtohet me padrejtësinë. A ka reaguar pas incidentit të zëvendësministrit, Spasov dhe reagimit të partisë së Spasovit, VMRO – DPMNE.

“Para disa ditëve, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, në mes të natës, pas orarit të punës, ka shkaktuar aksident trafiku, dhe në vend që të jep përgjegjësi për gabimin e bërë dhe ta  pranojë fajin, nga partia e tij VMRO – DPMNE, dolën me kumtesë në të cilën thonë “çfarë janë 150 euro dëm material?”. Ja tani, edhe unë do ju pyes, sa dëm ju kam bërë unë me veturë zyrtare që e kam përdorur jashtë orarit të punës nga Shtëpia e Shëndetit “Jane Sandanski” deri te Administrata Doganore që të largohem nga puna? Sipas logjikës së VMRO – DPMNE-së, unë me këtë akt e kam dëmtuar shtetin, më pas se një litër benzinë”, deklaroi Llaste Ivanovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button