Të mërkurën seancë e re e Gjykatës Kushtetuese, PSP nuk është në rend dite

Gjykatësit kushtetues të mërkurën, më 9 nëntor, në ora 9, do ta mbajnë seancën e parë me kryetarin e ri, Nikolla Ivanovski. Në seancë, ashtu siç mund të shihet në agjendën e publikuar në ueb faqen zyrtare të Gjykatës në internet, në rend dite nuk është iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.

Të mërkurën, gjykatësit kushtetues do të diskutojnë për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë për ligjin për aksionet, ligjin për sigurim invalidor dhe pensional, ligjin për mbylljen e procedurave falimentuese të kryera në pajtueshmëri me ligjin për zgjidhje të detyruar, falimentin dhe likuidim dhe ligjin për falimentim, ligjin për Akademinë e Sportit, Kodin Zgjedhor dhe menaxhimin me sistemin për bartjen e gazit natyror.

Kryetari i ri i cili u zgjodh më 17 tetor edhe zyrtarisht do ta merr funksionin më 1 nëntor, nga kryetarja paraprake, Elena Gosheva. Ivanovski e ka trashëguar njërën ndër çështjet kryesore për ta vlerësuar kushtetutshmërinë e PSP-së, e cila tanimë 1 vjet është në sirtarët e Gjykatës, edhe pse deri më tani ka pasur shumë thirrje, por asnjëherë nuk u vendos në rend dite. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button