Konkursi për pilotë, për 12 vende pune konkurrojnë rreth 200 persona

Se papunësia në Maqedoni është alaramnte, flasin shifrat e aplikantëve nëpër konkurse të ndryshme.

Afati për pilotë i MPB-së që është shpallur para dy javëve ka vend për 12 persona, ndërsa në të për vetëm dy javë kanë konkurruar 184, ndërsa aplikantët kanë të drejtë edhe dy javë të plota.

Numri i kanidatëve të interesuar për konkursin për pilot të cilin e ka shpallur Ministria e punëve të brendshme (MPB), nga dita në ditë shënon rritje. Kështu thotë Sasho Mojsof, shef i njehsisë së helikopterëve pranë MPB-së.

Interesant është fakti se kanë konkurruar edhe një numër i konsiderueshëm femrash.
‘Deri tani kanë aplikuar 184 kandidatë, prej tyre 14 janë femra. Afati përfundon pas dy javësh, ndërsa të gjithë të interesuarit aplikacionet mund ti dorëzojnë në rrugë elektronike, nëpër Sektorë të punëve të brendshme nëpër stacionet policore Gazi Babë, Bit Pazar dhe Karposh’ tha Mojsof.

Konkursi për 12 pilotë nga ana e MPB-së është hapur për të parën herë më 25 janar.
Kandidatët e përzgjedhur do të trajnohen për të përdorur 7 helikopterët të cilët i ka në dispozicion MPB-ja.

Gjatë të punësuarit do të jenë me shkollim të mesëm dhe gjashtë pilotë me arsimim të lartë, të cilët më pas do t’i nënshtrohen trajnimit i cili do të jetë i njëjtë për të gjithë.

Kandidatët me shkollim të mesëm nuk duhet të jenë më të vjetër se 25 vjetë, ndërsa ata më fakultet nuk duhet të kenë më shumë se 30 vjetë.

Kandidatët gjithashtu duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të jenë të shëndoshë dhe të kenë aftësi fizike si dhe të mos kenë ndalesa në kryerjen e punës.

Në kushtet speciale për punën është paraparë edhe njohja e gjuhës angleze në nivel të lartë. Trajnimi do të zgjasë 19 muaj, i cili do të fillojë pas selektimit administrativ, ku më pas do të testohen aftësitë motorike dhe do të bëhet një test psikologjik.

Nëpërmjet testimit, kandidatët do të tregojnë sa e njohin gjuhën angleze dhe në fund do të kenë intervistë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button