Pse disa njerëz qajnë më shpejt dhe më lehtë se të tjerët

Të gjithëve mund të ju ketë ndodhur të haseni me një person apo familjar që preket edhe me një shaka të vogël apo me një fjalë pa tendencë, madje edhe që qajnë lehtë, shkruani shendeti.com.al.

Ekspertët nuk janë tërësisht të bindur se pse ndodh ky fakt tek një kategori e caktuar personash, por studimet e tyre tregojnë se kjo mund të lidhet me disa faktorë, si gjinia, femrat preken më shpejt se meshkujt, apo përjetimi i një traume në të kaluarën.

Ekspertët shpjegojnë se luhatja emocionale mund të vijë edhe si shkak i luhatjes hormonale, që do të thotë se femrat në një moshë më të madhe që kanë kaluar apo po kalojnë menopauzën janë më të ndjeshme se të tjerat. Gratë në fazën e mensturacioneve kanë gjithashtu luhatje emocianale për shkak të luhatjeve hormonale. Gratë shtatzëna janë më të ndjeshmet kur vjen puna për tek luhatjet emocionale apo të qarit.

Në rastet kur vazhdoni të qani për një kohë të gjatë, ndonjëherë edhe pa shkak mund të jetë një shenjë e depresionit, prandaj është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button