Bogov: Investimet kanë dështuar, PBV do të rritet për 2,3%

Këtë vit investimet kanë dështuar, që ka ndikuar ndaj projeksioneve të rritjes së PBV-së në 2,3% për vitin 2016, deklaroi guvernatori Dimitar Bogov, në prezantimin e projeksioneve markoekonomike të tetorit.

“Dështuan të gjitha investimet: publike, private, të huaja dhe ato vendore. Ambienti në përgjithësi për shkak të krizës politike nuk ishte përkatës dhe ka ndikuar ndaj besimit të investuesve. Rritja e investimeve nuk është siç prisnim gjatë projeksionit të prillit” deklaroi Bogov.

Ai shtoi se ende ekzistojnë rreziqe të pavolitshme në ekonomi ndërsa që lidhen me krizën politike, por edhe me vendet e jashtme.

“Rritja e PBV-së në vitin 2016 do të jetë mes skenarit elementar dhe atij alternativ nga projeksionet e prillit. Ekzistojnë rreziqe të brendshme politike, ka realizime më të ulëta të investimeve, kundrejt realizimeve solide tek konsumi personal dhe eksportit më të lartë” vlerësoi Bogov.

Guvernatori i Bankës Popullore shpreson që pas zgjedhjeve të ketë stabilizim të gjendjeve në skenën vendore politike dhe për këtë shkak zhvillimi do të përshpejtohet dhe do të arrijë 3,5% në vitin 2107 dhe 3,7% në vitin 2018.

Rritja e depozitave në vitin 2016 do të ngadalësohet dhe do të jetë 2,6% për shkak të pasojave të tronditjes në prill dhe maj, kur qytetarët kishin tërhequr 58,5 milionë euro (3,6 miliardë denarë) nga bankat, pas çka Banka Popullore intervenoi me 77 milionë euro në treg.

Në raport me publikimin e borxhit publik, që është 50,6% nga PBV, Bogov vetëm shkurt komentoi se nevojitet konsolidim fiskal dhe stabilizim të borxhit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button