Liria humbi Kupën vetëm për tri pikë

Nuk ka arritur të triumfojë ekipi I Lirisë në finale e Kupës së Maqedonisë, ku përballë kishte skuadrën e MZT “Skopje”, e cila me përkrahje të gjyqtarëve ka shënuar një fitore minimale 76:73 (14:16, 16:26, 18:18, 25:19), e që kështu ka vazhduar dominimin në basketbollin e Maqedonisë. 

Te ekipi i MZT-së, më i merituari për fitoren ishte Geçevski që shënoi 16 pikë, ndërsa ndihmuan edhe pik15 pikët e Çekovskit dhe Marinkoviçit.
Te Liria më i spikaturi sonte ka qenë Bojan Trajkovski me 16 pikë, ndërsa amerikani Cols ka ndihmuar me 11 pikë, ndërsa Nemanja Jelesieviç shënoi 10 të tjera.

MZT “Skopje” ka fituar për të shtatën herë Kupën e Maqedonisë, e që është e treta në vazhdim, pasi që më parë ka triumfuar në vitet 2012 dhe 2013.

Në faqen zyrtare të KB Liria pas përfundimit ët ndeshjes kishin shkruar, “Humbëm. Po kjo foto me medaljen për vendim e dytë ka shkëlqim si e artë. Me 4 personale teknike dhe 2 personale të qëllimshme, vetëm ndaj ekipit tonë e asnji e këtillë ndaj MZT nuk mundeshim ma tepër. Urime djema, urime të gjithëve. Flm për përkrahjen nga të gjithë e sidomos nga ata që erdhën në sallë, Shvercerët dhe të gjithë të tjerat”, kanë thënë nga KB Liria në faqen zyrtare në “facebook”.

Lajme të ngjashme

Back to top button