Departamenti shtetëror publikoi e-maile të Klintonit

Departamenti shtetëror publikoi e-maila të rinj të kandidates së demokratëve për presidente, Hilari Klinton. Letrat elektronike gjithsej 1.250, janë zbuluar gjatë hetimit të FBI-së për shfrytëzimin e serverit privat të Klintonit gjatë dërgimit të e-maileve me informacione të klasifikuara në kohën derisa ka qenë sekretare shtetërore.

Kandidati i republikanëve për president Donald Tramp ashpër e kritikoi Klintonin dhe theksoi se vendin e ka në burg, njofton DPA.

Drejtori i FBI-së, Xhejms Komi ka vendosur ta njoftojë Kongresin se Agjencia ka filluar me hetimin e e-maileve të reja të Klintonit për shkak të druajtjes për rrjedhjen e informacioneve. Sipas burimeve të cilave iu referohen mediat perëndimore është pak e mundur FBI të publikojë detaje para zgjedhjeve presidenciale të cilat mbahen të martën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button