Indi, një vajzë e përdhunuar vritet në gjykatë

Një vajzë 25 vjeçare u qëllua për vdekje në një gjykatë indiane teksa po jepte dëshminë e saj ndaj një mashkulli që e kishte përdhunuar vite më parë. 

Vajza e cila prej dy vjetësh luftonte me drejtësinë kundër mashkullit që e kishte përdhunuar Govindanand Teerath, u qëllua për vdekje nga një grup meshkujsh të cilët hapën zjarr teksa viktima po ecte me nënën e saj drejt gjykatës ku do të jepte dëshminë. 

Në atentat mbeti e plagosur edhe nëna e vajzës, që vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën. 

Policia ka ndaluar dy persona si të dyshuar për rastin në fjalë. 

Teerat, i cili ishte akuzuar në vitin 2012 për përdhunimin e vajzës nuk është arrestuar asnjëherë. Policia tha se po heton për mundësinë e një tjetër personi përgjegjës për këtë vrasje.

Lajme të ngjashme

Back to top button