MPB me kallëzime kundërvajtëse, Spasovi mbrohet

Ministria e punëve të brendshme bëri kallëzime kundërvajtëse kundër zëvendësministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, që kanë të bëjnë me aksidentin që ndodhi të premten, ku njëri prej aktorëve ishte ai.  E këto kallëzime i bëri publike sot vetë ministri i brendshëm Oliver Spasovski, transmeton TV21.

„Kallëzimet kundër Spasovit janë për shkak të braktisjes së  vendit të ngjarjes,  për mos informimin e policisë, për shkak të mosveprimit sipas urdhrit të zyrtarit të uniformuar të policisë, dhe për shkak të mosrespektimit të lëvizjes në bazë të kushteve, që të mund të ndalojë me kohë”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Por për zëvendësministrin Dime Spasov i gjithë rasti është kurth politik dhe siç thotë përdorim të  institucionit të MPB-së për qëllime politike  dhe për dëmtimin e imazhit të tij. Ai në një emision në TV Nova tha se raporti i MPB më shumë i ngjason një kumtese politike, sesa raportit policor. Spasovi njëherazi shtoi se nuk e ka goditur askënd, por se ka ikur prej personave të panjohur për të, të cilët, siç thotë e kanë kërcënuar me jetë.

„Prisja hetim transparent dhe të drejtë nga ana e MPB që udhëhiqet nga LSDM. Megjithatë duke e parë raportin e MPB, i cili më shumë i ngjanë një kumtese partiake sesa raportit policor, mund të vihet në përfundim se kjo është përpjekje diskreditimin dhe diskualifikimin tim politik dhe shoqëror”, tha Dime Spasov, Zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button