U hap kompania “LEAR” në Tetovë

Kompania amerikane “Lear” sot në Tetovë e hapi kapacitetin e saj të parë prodhues në Maqedoni. Kompania “Lear Corporation” pritet të bëjë promovimin e fabrikës, e cila deri vitin e ardhshëm do të bëjë punësimin e rreth tre mijë personave.

Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi, duke i përshëndetur të pranishmit në këtë ceremoni, tha se ky projekt paraqet realizim të angazhimit për zhvillim të barabartë ekonomik në Maqedoni.

“‘Lear Corporation’ është furnizues kryesor global i ulëseve dhe sistemeve elektrike, me produkte të klasit botëror, e cila ka një shtrirje impozante në mbarë botën me 132.000 të punësuar në 235 objekte prodhuese, në 34 vende të botës. Ja , tani pjesë e këtij rrjeti global do të jetë edhe ky objekt i bukur, këtu në Zonën e lirë në Tetovë. Kemi të bëjmë me një koorporatë ndërkombëtare që ka parashikuar hapjen e 3000 vendeve pune, dhe ky është një rast shumë i mirë për banorët e Tetovës dhe sidomos për të rinjte, të cilët kane mundësinë që të sigurojnë një vend pune në një kompani serioze”, tha Kuçi.

Ndërkaq, Ministri i Investimeve të Huaja, Vele Samak tha se hapja e kësaj fabrike është histori e re për Tetovën dhe rajonin, për të cilën luftuam me disa vende nga rajoni.

“Dinamika e punës dhe kënaqësia e ndërmarrjes nga kuadrot loikale na japin optimizëm të madh për arritjen e kapaciteteit të planifikuar  prej 2500-3.000 punësime. me këtë fabrikë, si kabinet, rrumbullaksojmë realizimin e investimeve ku momentalisht punojnë mbi 11.000 të punësuar dhe paraqesin rritje të BPV për 300 milionë euro në vit”, tha Samak.

Lear Corporation është kompani që prodhon ulëse dhe pajisje elektronike për automobila. Fabrika në Zonën industriale në Tetovë është e 235-ta në botë, ndërsa vendi ynë është i 35-ti ku ata investojnë.

Fabrika e locuar në ZZHTI Tetovë, shtrihet në 12.000 metra katrorë. Disponon me makina më bashkëkohore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button