Policia arreston pjesëmarrësit në incidentin mes simpatizuesve në Ohër

Simpatizuesit nga Kumanova dhe Shkupi, në aksidentit në qendër ët Ohrit, kanë dëmtuar disa vetura dhe një pjesë e tyre janë marrë në stacionin policorë.
.
Janë ndaluar gjithsejtë 23 persona të cilët kanë marrë pjesë në incidentin e paradites në qendër ët Ohrit, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë së Ohrit Stefan Dimovski.

Policia është vënë në kërkim edhe të një person për të cilin mendohet se ka qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në incident. Nga policia paralajmërojnë padi penale ndaj pjesëmarrësve në incident.

Padi penale do ketë edhe ndaj një personi I cili ka sulmuar një polic I cili bënte përpjekje për ti ndarë grupet që ishin zënë në mes veti.

Sipas policisë, nuk bëhet fjalë për incident me karakter ndëretnik.

Lajme të ngjashme

Back to top button