Maqedoni, ikja e trurit, dëmi më i madh se fitimi

Megjithëse nuk ekziston statistikë e saktë për numrin, përkatësinë etnike dhe profilin arsimor të të larguarve nga Maqedoni në 25 vitet e fundit, raportet e ndryshme të Bankës Botërore tregojnë se Maqedonia po e humb pjesën më vitale dhe të arsimuar të popullsisë. Ky trend është prezentë te të gjitha vendet Ballkanike, andaj alarmohen shtetet e rajonit që të ndërmarrin masa për krijimin e vendeve të punës, investimet në kapitalin njerëzor dhe krijimin e mundësive për të gjeneruar të ardhura me qëllim të zbutjes së emigrimit të qytetarëve.

Analiza e këtij institucioni financiar ndërkombëtar tregon se rritja e ulët ekonomike, papunësia e lartë, të ardhurat në nivelin e një të tretës së BE-së, imponojnë që gjeneratat e reja të emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira ekonomike. Edhe pse shkenca demografike përllogarit se shkaqet kryesore të migrimeve të jashtme janë ato ekonomike, përsosja profesionale, krizat politike dhe ushtarake, në Maqedoni dhe shtetet e rajonit në vitet e fundit në radhë të parë si shkak i ikjes së të rinjve të shkolluar është pakënaqësia nga situata ekonomike, problemi me punësimin si dhe mungesa e perspektivës, njofton Gazeta Koha.

Ekspertët e demografisë vlerësojnë se i vetmi përfitim nga migrimi i të rinjve është ndihmesa e tyre financiare për familjet e tyre në vendlindje, ndërsa humbjet janë të shumta, duke filluar nga ulja e natalitetit, boshllëqeve në tregun e punës dhe humbja e një pjesë të konsiderueshme të profesionistëve të lëmive të ndryshme.

Në ndërkohë hulumtimet e ndryshme kanë nxjerrë në pah se shkaqet e ikjes së trurit jashtë Maqedonisë janë: pagat më të mëdha në botën perëndimore, mjedisi më i organizuar në shtetet perëndimore, por edhe mundësia e avancimit në karrierë si dhe politizimi i madh i shoqërisë tek ne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button