Zëvendësministri plotësues Nikollovski parashtroi padi penale kundër një personi zyrtar në MBPEU

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot njoftoi se ka parashtruar padi penale kundër një personi zyrtar në Ministrinë dikasteriale e cila, në pajtim me raportin rishikues, ka vepruar në kundërshtim me ligjet me ç’ka i ka shkaktuar dëm buxhetit shtetëror dhe i ka dëmtuar të drejtat e qiramarrësve.

“Në raportin rishikues për vitin 2013-1015 është konstatuar se në bazë të shumë thirrjeve publike të publikuara për dhënie të tokës bujqësore në pronë shtetërore me qira, për sipërfaqet që publikohen në shpalljet publike për dhënien me qira  dhe të cilat konfirmohen në bazë të së dhënave të disponueshme të kadastrave që qëndrojnë në fletëpronistë e Agjencisë së Kadastrave,  nuk është kryer ekspertizë në vendngjarje për konfirmimin e gjendjes faktike. Nuk është propozuar zbatimi i mbikëqyrjes inspektuese, e as janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe aktivitetet për konfirmimin e shkaqeve kur një pjesë e ofruesve më të volitshëm të zgjedhur kanë parashtruar deklaratë të noterizuar në noter se heqin dorë nga marrëveshja”, thekson Nikollovski.

Sipas tij, të gjitha aktet të cilat i ka përpiluar dhe nënshkruar Komisioni për zbatimin e procedurës pas një thirrje publike, të cilat kanë të bëjnë me rajone të ndryshme, janë regjistruar me numër dhe datë të njëjtë.

“Pas prishjes së marrëveshjes për qira, toka bujqësore nuk është kthyer në gjendjen e mëparshme dhe nuk është përpiluar procesverbal për kthimin në posedim, gjegjësisht është konfirmuar shfrytëzim i kundërligjshëm pa pagesë së qirasë. Nuk është vendosur aplikacion për mbajtje të regjistrit tokësor, gjenerimin e bazës së nevojshme të të dhënave për tokë bujqësore, ndjekjen e pagesës përkatëse dhe përmirësim dhe rritje të mbikëqyrjes inspektuese”, shton zëvendësministri plotësues.

Edhe pse nga ana e Komisionit për zbatimin e procedurës është dhënë propozim për anulimin e thirrjes publike për sipërfaqe deri më 10 hektarë në vitin 2014, sepse janë publikuar sipërfaqe më të mëdha se 10 hektarë dhe si kusht nuk është konfirmuar pajisje e caktuar materiale-teknike e ofertuesit, ministri, siç thotë Nikollovski, ka anuluar një nga procedurat, ndërsa në thirrjet publike nuk është kërkuar dokumentacion për dëshmim dhe pajisje materialo-teknike si pjesëmarrje në shpallje. Me këtë rast janë zgjedhur ofertues më të volitshëm dhe është lidhur marrëveshje për qira.

Nikollovski thekson edhe se janë lidhur marrëveshje për qira në sipërfaqe mbi 10 hektarë pas shpalljes së publikuar në vitin 2014, edhe pse ofruesit më të volitshëm të zgjedhur nuk kanë dorëzuar garanci bankare  për përmbushje cilësore dhe në kohë të marrëveshjes. Nuk janë ndërmarrë masa për pagesën e qirasë, kështu që për periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2013, evidentohen 282 subjekte për një shumë prej 162.134.000 denarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button