“Zgjohu”, fton shqiptarët të mos votojnë në zgjedhjet presidenciale

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! fton të gjithë votuesit shqiptar që të mos marrin pjesë në zgjedhjet Presidenciale në Maqedoni me 13 dhe 27 prill të këtij viti.

Njëkohësisht ftojmë edhe organizatat tjera të shoqërisë civile shqiptare në Maqedoni, bashkësinë fetare islame si dhe mediat shqiptare që të punojmë në mënyrë aktive drejt parandalimit të zgjedhjes së një presidenti të Maqedonisë të cilin shqiptarët nuk e pranojnë.

ZGJOHU! do të fillon fushatë të takimeve me qytetarët shqiptar, por edhe me komunitetet tjera, për ti udhëzuar ata që të mos marrin e fletën e votimit për president në ditën e zgjedhjeve Presidenciale, në veçanti në rrethin e dytë.

Asnjë president i Maqedonisë pa votat e shqiptarëve nuk mund të jetë përfaqësues legjitim i shtetit dhe konsiderojmë që në të ardhmen, presidenti duhet të zgjidhet në Kuvend me shumicë të dyfishtë të votave.

Lajme të ngjashme

Back to top button