Miqësorja i nxjerr punë qeverisë

Një gjë e tillë pritet të ndodh gjatë ditës së sotme. Arena ka mësuar arsyet pse po vonon konfirmimi nga të dyja federatat përkatëse.Takimi në fjalë do të zhvillohet në stadiumin ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës, më 4 mars, një ditë para miqësoreve tjera ndërkombëtare.

Sidoqoftë, arsyet kryesore të vonesës së konfirmimit kanë të bëjnë me ardhjen e ekspeditës së Xhamajkës në Kosovë.

“Arsyeja e vonesës së konfirmimit të ndeshjes miqësore, Kosova – Xhamajka, ka ardhur si pasojë e ndërlikimit të procedurave të ardhjes së xhamajkanëve në Kosovë. Në këtë proces, është dashur të ndërhyjë edhe qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme”, thotë një qeveritar që deshi të mbetet anonim.

Shteti i Xhamajkës nuk e ka njohur Kosovën, dhe për këtë arsye xhamajkanët duhet të marrin viza për të hyrë në Kosovë. Madje, bëhet e ditur se Xhamajka aterrimin e fundit pritet ta bëjë në Shkup, ku më pas me autobus do t’i drejtohet Prishtinës.

Lajme të ngjashme

Back to top button