Turqi, policia shpërndan me forcë demonstruesit

Policia turke u detyrua të përdorte zjarrëfikëset dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë qindra demonstrues që marshuan në Stamboll kundër një ligji të ri që rrit kontrollin qeveritar mbi internetin.

Autoritetet u detyruan të përdornin forcën pasi protestuesit qëlluan me gurë dhe fishekzjarre mbi forcat e rendit në sheshin “Taksim”, transmeton TCH.

Pas kalimit në Parlament, presidenti Gyl është vendosur nën presion për të mos ta ratifikuar projektligjin.

Në bazë të këtij ligji, autoritetet do të kenë në kopetencë të mbyllin faqe të internetit pa një vendim gjykate nëse verifikohen shkelje të të drejtës së privacisë.

Sipas opozitës, ky projektligj është pjesë e tentativave të qeverisë për të mbajtur larg vëmendjes publike përmasat e një afere korrupsioni në nivelet më të larta të shtetit.

Nga ana e tij, kryeministri Erdogan ka hedhur poshtë akuzat për vendosje të censurës, duke thënë se ligji i ri synon vetëm që ta bëjë internetin më të sigurt dhe të lirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button