RDM: Do të ngremë padi penale kundër ndotësit “Jugohrom”

Nëse Qeveria nuk i ndërmerr masat ligjore që t’i mbrojë qytetarët nga helmi i “Jugohromit”, RDM do të ngre padi penale për firmën dhe udhëheqësinë e saj, transmeton Portalb.

“Është papërgjegjësi dhe jo serioze sjellja e udhëheqësisë së njërës prej ndotësve më të madh, që përsëri kanë gënjyen opinionin se është në proces e sipër vendosja e filterave. Tani, deklarojnë se nuk kanë arritur as për afatin e fundit t’i vendosin dhe kërkojnë që afati të shtyhet edhe për një vjet e gjysmë. Që do të thotë edhe plus një vjet e gjysmë helmim të qytetarëve! Sipas Ligjit për mbrojtje të ambientit jetësor, afati i parë për vendosjen e filtrave ishte 1 prilli i vitit 2014, nga ajo kohë shumë herë është shtyer afati”, thuhet në kumtesën e partisë.

RDM edhe më parë kishte ngre padi penale ndaj “Jugohromit” në Prokurorinë e Tetovës, por pa arsye e njëjta është mohuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button