Gjykata Themelore Shkup 1: “Puçi” deri tani shtyhej për faj të PSP-së

Pas shtyrjes së debatit kryesor të sotëm për rastin “Puç”, në të cilin ashpër reagoi prokurorja speciale, Katica Janeva dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili është një nga të akuzuarit, me arsyetim u lajmëruan edhe në Gjykatën Themelore Shkup 1, shkruan Fokus, transmeton Portalb.mk.

“Debati kryesor sipas lëndës me numër 60/16 në publik të njohur si “Puç”, sot u shty pasi kryetari i këshillit gjyqësor, kompetent për ta shqyrtuar lëndën, para të pranishmëve konstatoi se një nga gjykatësit porotë, pas kërkesës së tij është shkarkuar nga këshilli, është emëruar një gjykatës i ri porot, si dhe ndihmës gjykatës porot, për të cilët dhe sipas kërkesave dhe urgjencës, së dorëzuara nga kryetari i gjykatës, akoma nuk janë paraqitur certifikata të sigurisë për trajtim dhe këqyrje të informatave dhe të dhënave të klasifikuara, të cilat janë të domosdoshme për gjykatësit e rinj porotë, që ta shqyrtojnë lëndën konkrete” thanë nga Gjykata.

Nga gjykata theksojnë se gjykimi i “Puçit” deri tani ishte shtyrë për faj të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

“Me qëllim që të mos vijë deri tek manipulimet e caktuara, e njoftojmë publikun se për lëndë konkrete u mbajtën 10 debate kryesore nga të cilat 6 ishin shtyrë për shkak se të akuzuarit vazhdimisht ishin në udhëtime zyrtare, pastaj 3 debate u shtynë me kërkesë të Prokurorisë publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përgjimet e paligjshme të komunikimeve (PSP), nga të cilat një debat për shkak të festës private të prokurores Janeva, kurse vetëm debati i kaluar ishte shtyrë për shkak të sëmundjes së një prej gjyqtarëve porot, diçka që nuk mund të parashikohet. Nga atje është e paqartë se si gjyqi e zvarrit lëndën më shumë se një vit, që kur akuzuan palët”-thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button