Tribunali s’i amniston krerët e shtetit

Për vepra të kryera gjatë periudhës së luftës, parashihet të mos ketë amnisti as për krerët e shtetit.

Në rast se nuk pëson ndonjë ndryshim draft-statuti i Tribunalit ad hoc për trajtimin e personave përgjegjës për krimet e kryera gjatë viteve 1998-2000 në Kosovë, atëherë ata që do të dalin para këtij gjyqi, varësisht nga pesha e krimit, mund të dënohen maksimalisht me burg të përjetshëm. Në fakt, lartësia e këtij dënimi është në përputhje edhe me Kodin Penal të Kosovës.

Për veprat e kryera gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë amnistime, edhe në rast se vihen në pyetje krerët e shtetit.

“Pozita zyrtare e një personi të akuzuar, pavarësisht se a është kryetar shteti, kryeministër apo zyrtar përgjegjës i qeverisë, nuk do të ndikojë në lirimin e atij personi nga përgjegjësia penale apo nga zbutja e dënimit”, thuhet në draft-statutin e Tribunalit.

Fakti që veprimet kriminale, mund të jenë kryer përmes vartësve, kjo nuk e liron udhëheqësin e tij nga përgjegjësia penale, në rast se del se ai ka qenë në dijeni për veprën e kryer. Për më tepër, personat që kanë kryer krime nuk mund të shpëtojnë lehtë edhe sikur ato t’i kenë kryer me urdhër të vet qeverisë. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button