Kanadaja do të pranojë 300 mijë emigrantë gjatë vitit 2017

Zyrtarët kanadezë kanë deklaruar sot se do të lejojnë hyrjen e 300 mijë emigrantëve në këtë vend gjatë vitit 2017, duke ruajtur objektivin e këtij viti, pavarësisht rekomandimeve për të rritur numrin për të ndihmuar zhvillimin ekonomik, shkruan The Guardian.

Qeveria kanadeze ka bërë të ditur se kanë kufizuar numrin në 300 mijë si bazë e re për pranimin e banorëve të përhershëm, derisa shumica e atyre që do të lejohen të hyjnë në Kanada do të zgjidhen do të cilësohen si emigrantë ekonomikë, transmeton KosovaExpress.

Edhe pse objektivi ka mbetur i pandryshuar që nga plani i këtij viti, ai është mbi mesataren e 259.542 emigrantëve që janë pranuar nga viti 2001 deri në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button