Liria sfidon MZT-“Skopjen” në finale

Ekipi i basketbollit Liria nga Shkupi është plasuar në finale të Kupës së Maqedonisë në basketboll, pas një ndeshje maratonike të gjysmëfinales, ku ka arritur vetëm disa minuta para mesnate të eliminojë Kumanovën me rezultat 81:73 (23:20, 20:21, 20:19 ? 17:13).

Kjo ishte një gjysmëfinale që i ngjasoi komplet asaj të vitit të kaluar, kur njejtë për shkak ofendimeve nga ana e tifozëve ishte ndërprerë ndeshja dhe salla ishte zbrazur, por kësaj here shkupjanët ishin ata që në fund u gëzuan për fitore dhe kualifikimin historik në finale. 

Pas kësaj fitore djelmoshat shkupjan nuk do të kenë shumë kohë për të pushuar, duke marrë parasysh se sonte i pret një sfidë tjetër shumë e madhe dhe e vështirë, kur në finale i pret mbrojtësi i titullit të Kupës, skuadra tjetër nga Shkupi, “MZT Skopje”, takim ky që do të zhvillohet po në sallën “Burimet e Bilijanës” në Ohër në orën 17:30.

Sa i përket ndeshjes së mbrëmshme te ekipi i Liria më efikas ishte Coles me 23 pikë, pastaj veterani Toni Simiq dhe Bojan Trajkovski nga 15 dhe Tasovski shtoi edhe 14 pikë, ndërsa kundërshtarët e shkupjanëve, Kumanova në radhët e tyre më efikas e kishin Mandiqin me 27 dhe Parran me 13 pikë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button