Prince Harry ka një të dashur të re

Prince Harry është në kërkim të vazhdueshëm të princeshës së tij dhe aktualisht pretendente është një aktore amerikane.

Sipas shumë burimeve, 32-vjeçari po takohet me Meghan Markle, aktoren që luan personazhin Rachel Zane në Suits.

“Ai është më në fund i lumtur”, ka thënë një burim për Sunday Express. “Është shumë shpejt të thuash nëse kjo marrëdhënie do bëhet serioze, por kush e di?”

Burimi ka thënë që Princ Harry po mundohet ta mbajë “marrëdhënien në kontroll”, por ka “kimi të qartë mes tyre dhe ai është plotësisht  “i marrosur”.

Çifti është takuar për herë të parë në maj kur princi ishte në Toronto, ku është xhiruar Suits, për të promovuar Invictus Games. Që atëherë, 35-vjeçarja ka bërë disa udhëtime në Londër.

Gutted to be leaving #London – Thanks for a yummy breakfast @anderson_markus @sohohouse

A photo posted by Meghan Markle (@meghanmarkle) on

Ajo njihet për punën humanitare dhe është ambasadore për World Vision Canada dhe ka udhëtuar edhe në Afrikë për projektet e pastrimit të ujit.

People ka shkruar gjithashtu që aktorja ka mbajtur disa byzylykë të njëjtë me ato të Prince Harry-t, shenjë që disa e kanë interpretuar si dhuratë nga i dashuri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button