Ku është gruaja e diktatorit?

Gruaja që shoqëronte thuajse në çdo dalje publike diktatorin, ka 7 muaj që nuk është parë më në krah të tij duke shkaktuar spekullime për një paqëndrueshmëri politike në Penian, shtatzëni apo të jetë ndarë prej tij.

Bëhet fjalë për Ri Sol-ju, bashkëshortja e Kim Jong-un. Në 2013 ajo u shfaq në krah të diktatorit në 22 raste dhe thuajse po aq në 2014 e 2015, por vetëm 3 herë për këtë vit. Ri Sol-ju është parë për herë të fundit në publik 7 muaj më parë, kur së bashku me Kimin përuronin ndërtimin e një fabrike të re të përpunimit të produkteve blegorale.

Kjo ka bërë që ekspertë dhe njohës të regjimit komunist në Korenë e Veriut të hedhin në qarkullim tre mundësi. E para, që Ri Sol-ju mund të jetë shtatzënë, e dyta që ajo mund të jetë internuar, apo më keq akoma të jetë pushkatuar nga Kim Jong-un dhe e treta, të jetë ndarë nga diktatori.

“Gjithçka mund të ketë ndodhur. Ose mund të jetë shtatzënë, ose ka probleme mes tyre”, thotë njohësi i regjimit të Koresë së Veriut, profesori japonez, Toshimitsu Shigamura.

Ri Sol-ju njihet si e afërt me Jan Song-thaek, xhaxhai i Kim Jong-un dhe këshilltar i tij, i ekzekutuar në dhjetor të 2013, pas akuzave për “përçarje të unitetit të partisë”.

“Ka disa raportime për përplasje në Penian, përfshirë këtu edhe ato që thonë për përpjekjen e disa fraksioneve të ushtrisë për të rrëzuar Kim Jong-un në 2013”, thotë Shigemura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button