NBA Shkupi mposhtet në finale

Basketbollistët e NBA Shkupit nuk kanë aritur të fitojnë kupën e Maqedonisë, deri në moshën 20 vjeç.

Ekipi i NBA Shkupit pas paraqitjeve të shkëlqyeshme ndaj Vardarit dhe Rabotnickit, kësaj rradhe si duket nuk kishte fat, por edhe forcë, që të ballafaqohet me sukses deri në fund edhe ndaj një rivali tjetër të madh, dhe në fund, në finalen e madhe që u luajt sot në Ohër, u mposhtën nga MZT Skopje, me rezultatin 80-55.

Vlen të përmendim se tek NBA Shkupi u dalluan Memeti, Mustafa dhe Eshtrefi, por nga këta dy të fundit është pritur më shumë, duke patur parasysh paraqitjet e kaluara te shkelqyeshme. Të dy, regjistruan dabëll dabëll, Eshtrefi me 19 pikë e 14 kërcime, ndërsa Mustafa me 14 pikë e 10 kërcime, por të dy nuk ishin të saktë nga loja, me çrast nga gjithsej 52 orvatje së bashku, regjistruan vetëm 12 gjuajtje precize.

Kështu në fund ishte e pashmangshme disfata për ekipin shkupjan, por edhe përkundër saj, të gjithë duhet të jemi krenar me djelmoshat e Enver Miftarit dhe me arritjen e tyre.

Por sido që të jetë ne nuk duhet të harrojmë, ata janë kampion të Maqedonisë nga dy vitet e fundit dhe shpresojmë se të njejtën gjë mund ta përsërisin edhe në fund të këtij sezoni garues.

Lajme të ngjashme

Back to top button