Shkupi për dy javë pa Florian Kadriun

Skuadra e FC Shkupi të dielën ka marrë barazim në ndeshjen ndaj Shkëndijës që është luajtur në Çair në kuadër të javës së 12-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, duke marrë edhe një pikë që e mban skuadrën bardhekaltër larg zonës së rrezikut. Por në këtë ndeshje Shkupi ka humbur edhe një nga futbollistët kryesorë të ekipit, sulmuesin anësor, Florian Kadriu, i cili vetëm katër minuta para se të përfundojë ndeshjen, në një duel me mbrojtësin e Shkëndijës, Mevlan Murati ka lënduar kyçin e këmbës. F

utbollisti menjëherë është dërguar me veturë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spital, ku pas kontrolleve është konstatuar se ka të dëmtuara ligamentet e kyçit të këmbës. Sipas stafit mjekësor të FC Shkupi, mësojmë se futbollisti do të duhet të pushojë dy deri tre javë dhe më pas do të fillojë me stërvitje të lehta, që më pas ti bashkohet skuadrës.

Të përkujtojmë se Shkupi kishte mbetur edhe pa sulmuesin Husein Demiri, i cili në fund të muajit shtator kishte këputur ligamentet e krahut dhe pas intervenimit kirurgjik, tani më disa muaj është jashtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button