Nikollovski: Nuk përdoret sistemi SIAK për pagesë të subvencioneve

Pagesa e subvencioneve dhe mjeteve IPA për bujqit nuk bëhet përmes Sistemit të integruar për administratë dhe kontroll (SIAK), i paguar 778.000 euro nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrëave (MBPEU) dhe i dhënë për shfrytëzim Agjencisë Pagesore, akuzoi sot në konferencë për shtyp zëvendësminsitri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski.

“Në pajtim me nenin 48 të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural zbatimi i masave për pagesë të drejtpërdrejtë mund të bëhet përmes sistemit SIAK. Në vitin 2012 është miratuar Rregullorja për mënyrën dhe funksionimin e këtij sistemi, sipas të cilit për funksionim të rregullt dhe këmbim të papengueshëm të të dhënave MBPEU duhet të lidhë memorandum dhe marrëveshje me Agjencinë për Mbështetje Financiare të Bujqve, Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive dhe Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari për shkak të shfrytëzimit të bazave të tyre të të dhënave, posaçërisht të dhëna për parcela bujqësore dhe gjendjen e numërt të kafshëve dhe identifikimin e tyre”, tha Nikollovski.

Raporti i fundit revizor i Entit Shtetëror për Revizion për periudhën e vitit 2014, tha Nikollovski, konstaton se nuk janë prezantuar marrëveshje të kontraktuara për bashkëpunim të MBPEU-së me Agjencinë Pagesore, Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive dhe AUV-në, që nuk janë në pajtim me Ligjin për Bujqësi dhe zhvillim rural dhe ndikojnë në funksionimin e drejtë të sistemit.

“Revizori konstaton se për shkak të jofunksionimit të softuerit për pagesa të drejtpërdrejta zgjedhja e ekzemplarit për kontroll bëhet me ndihmë të tabelave eksel dhe me përdorimin e vetëm të dy nga shtatë kritereve. Konstaton edhe miratim të urdhëresave joautorizuese për pagesë të subvencioneve që nuk janë në kontrollin e vendimeve të sjellura për miratim të pagesave, por janë realizuar”, tha Nikollovski.

Nikollovski pyet përse nuk janë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe përse kjo ndodh në kohën kur kemi zgjedhje lokale, presidenciale dhe parlamentare.

“Si rezultat i asaj mijëra bujq kanë aktvendime përmbaruese gjyqësore fuqiplote për rreth 148 milionë euro subvencione të papaguara gjatë katër viteve të kaluara përderisa nuk funksionon sistemi. Ky është obligimi i parë i qeverisë së ardhshme për t’i paguar të gjitha subvencionet e mbetura”, tha Nikollovski.

Këshilltari Zoran Atanasov, gjatë prezantimit të sistemit SIAK, si pasojë e jofunksionimit i theksoi, atë se listat e parashtruara nga institucionet jo çdoherë i përmbajnë të gjitha informatat e nevojshme, nënshkrimin e miratimeve të joautorizuara për pagesë, seleksionimin gjatë zgjedhjes së subjektit për kontroll në terren, jotransparencën në pagesat e drejtpërdrejta dhe ndarjen e parashtruesve të kërkesave në të përshtatshëm dhe jo të përshtatshëm, si dhe pagesën e 50 milionë eurove dy ditë para zgjedhjeve në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button