Maqedoni, këto janë çmimet e karburanteve

Çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës do të mbeten të pandryshuara edhe gjatë 14 ditëve në vijim, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Benzina EUROSUPER BS-95 edhe më tej do të shitet për 63,00 den/l., EUROSUPER BS-98 për 65,00 den/l., EURODIZEL (D-E V) për 50,00 den/l., ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL01) për 38,50 den/l.

Për 0,513 denarë shtrenjtohet vetëm mazuti M-1 NS, dhe kilogrami do të kushtojë 24,591 denarë.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e kaluar 14-ditëshe ishte 49,763 $/barel dhe është për 0,21% më i ulët se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar (49,876$/barel) sipas të cilit ishin formuar çmimet rrjedhëse të derivateve të naftës. Kursi i denarit në raport me dollarin gjatë periudhës së kaluar 14-ditëshe ishte 55,900 den/$ dhe është për 0,852% më i lartë nga kursi i dollarit (55,4275 den/$) sipas të cilit ishin formuar çmimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button