Rasti “Tenderët”, Gjykata nuk ia mori pasaportën Kançeska-Milevskës

Gjykata Themelore Shkupi 1, nuk ua ka marrë pasaportat ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska dhe një të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, pasi që të njëjtën e kërkoi Prokuroria Speciale (PSP), njoftojnë nga Gjykata, njofton Portalb.

“Duke vepruar me propozim të PSP-së, për shqiptimin e masës së kujdesit kundër dy personave të përfshirë në lëndën e PSP-së të njohur në publik si “Tenderët”, përpara gjykatës së procedurës paraprake më 28.10.2015. Personat kanë qenë të ftuar të cilët në prani të mbrojtësve të tyre dhe përfaqësuesve të PSP-së janë deklaruar në lidhje me propozimin. Pas mbarimit të marrjes në pyetje, gjykatësi i procedurës paraprake, me vendim më 28.10.2016, e ka refuzuar propozimin e PSP-së, për shqiptimin e masës për kujdes, për shkak se nuk ka bazë. Kundër kësaj ankese palët kanë të drejte për ankesë në Këshillin Gjyqësor në afat prej 24 orëve pas marrjes së vendimit”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1. /Portalb

Lexo: Rasti “Tenderët”, Ministria e Kulturës ka kurdisur tender për ndërtimin e “Muzeut të VMRO-së”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button