OJQ “CIVIL me projekt kundër keqpërdorimit të drejtësisë sociale për qëllime zgjedhore

CIVIL-Qendra për Liri  ka realizuar pilot-projektin ”Premtime dhe keqpërdorime”, i cili ka të bëjë me keqpërdorimin e drejtësisë sociale për qëllime politike dhe zgjedhore.

Qëllimi i projektit është të kontribuojë ndaj forcimit të vetëdijes publike për keqpërdorimin  në domenin e temave  sociale  në kontekst zgjedhor, si dhe parandalimin nga praktikat manipuluese të qendrave politike të fuqisë. Projekti realizohet në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell- zyra Sarajevë.

Ekipi i CIVIL ka realizuar video intervista me përfaqësues të partive politike, ekspertë, organizata qytetare dhe sindikata. Njëkohësisht, ekipi i CIVIL Media dhe ekipet vëzhguese  vazhdojnë të hulumtojnë dhe të publikojnë  përmbajtje mediatike të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorimet elektorale, me përqëndrim në keqpërdorimet ndaj kategoritë e rrezikuara sociale të qytetareve dhe qytetarëve, blerje të votave dhe korrupsion politik dhe diskriminim.

Video intervistat  dhe transkiptet e tyre në gjuhë maqedonase, shqipe dhe angleze do të publikohen në kanalet onlajn kanalet e CIVIL dhe do të jenë të lira për marrje, publikim dhe shfrytëzim. (Creative Commons 4,0) për të gjitha mediat e interesuara, palë të prekura dhe publikun më të gjërë.

 

CIVIL do të organizojë konferencë me temë “ Keqpërdorimi i drejtësisë sociale për qëllime zgjedhore”, të hënën, 31 tetor në Hotel City Park, me fillim në ora 12. Në konferencë do të  prezantohet analizë e bazuar mbi gjetjet e ekipeve vëzhguese  dhe të qëndrimeve të të intervistuarve. Të ftuar do të jenë pjesëmarrësit në projektin, sindikatat, partitë, organizatat qytetare dhe publiku më i gjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button