Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, me erë mesatare nga drejtimi verior, posaçërisht përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin prej minus dy deri pesë gradë, ndërsa maksimalet prej 11 deri 18 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare, me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale prej 0 deri maksimale prej 14 gradë.

Nga mesi i javës së ardhshme moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit. Do të fryejë erë mesatare veriore, posaçërisht në pjesët lindore dhe përgjatë Luginës së Vardarit. Të enjten nga fundi i ditës dhe gjatë natës drejt së premtes do të ketë rritje të vranësirave me reshje lokale të shiut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button