Shilegov: Asgjë nga 450 punësime në Shën Nikollë, Gruevski ka negociuar me kriminel!

Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov nga Shën Nikolla tha se LSDM po i ndjek premtimet e rreme të të akuzuarit, Nikolla Gruevski, ku sipas tij ishin paralajmëruar 450 vende të reja pune dhe 25 milionë investime.

“Në vend të kësaj kemi një konstruksion metalik i lënë pas dore i cili duhej të ishte fabrika për prodhim të kërpudhave. Pikërisht para dy vjetësh, i akuzuari Gruevski mu prej këtu, u ngjit në një skenë të shtrenjtë duke i bindur qytetarët në gënjeshtrat e tij për investime të reja dhe vende të reja pune!

“Dhe kush e di cilën here me rradhë ai ka hedhur një lopatë për të vendosur gur themeli duke e varrosur shpresën e qytetarëve të cilët ishin të mashtruar se do të ketë punësime!”, theksoi Shilegovi.

Ai më tej theksoi se të vetmet kërpudha që rriten këtu është myk që mbetet prapa premtimeve të rreme të Nikolla Gruevskit.Është e qartë se Nikolla Gruevski zgjodhi Shën Nikollë për të dhënë strehë kriminelëve.

“Përveç Subrata Roj që këtu kishte për të investuar në Shën Nikollë, kishte për të investuar dhe investitori holandez i akuzuar si kreu i një grupi të krimit të organizuar për mashtrim tatimor në Holandë. Ai njësoj si Subrata Roj përfundoi me konfiskim të pasurisë dhe akuza të rënda të krimit. Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE me politikat e tyre kriminale tërhoqën investitorë të dyshimtë. Ata nuk e meritojnë më shumë për të udhëhequr vendin tonë!”, theksoi ai.

Shilegovi shtoi se më 11 dhjetor, po marrin fund gënjeshtrat dhe skemat kriminale të Nikolla Gruevskit!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button